Procesi i Çapjave të Elbasanit në GJKKO/ Merren në pyetje 3 dëshmitarë, qëndruan me të penduarin, porosia për prokurorinë

schedule19:34 - 2 Shkurt, 2022

schedule 19:34 - 2 Shkurt, 2022

Gjykata e Posaçme ka përfunduar një tjetër seancë për grupin e Çapjave. Burime për ABC bëjnë të ditur se janë marrë në pyetje tre dëshmitarë, të cilët i penduari Ervis Bardhi ka qëndruar me ta gjatë kohës që ishte në burg.

Ndërkohë GJKKO ka lënë detyrë prokurorisë që të vijojë hetimet e mëtejshme për të hedhur dritë në lidhje me komunikimet që Ervis Bardhi kishte gjatë kohës që ndodhej në burg. Seanca tjetër në GJKKO do të zhvillohet pas dy javësh.

Lexo edhe: Dubai rrëzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Florenc Çapjas, gruaja e tij pagoi 55 mijë dollarë për ta liruar

Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi nën hundën e Policisë, ndërkohë që Çapjan nuk e pranuan asnjëherë të jenë ata autorët e asaj ngjarjeje të rëndë. Në këtë çështje, pretendohet se personi që ka marrë pjesë direkt në vrasje, Ervis Bardhi, është penduar për krimin e kryer duke vendosur të bashkëpunojë dhe të flasë, duke treguar gjithçka ka ndodhur ditën e vrasjes.

Si pasojë e dëshmisë së tij dhe provave të mbledhura, fillimisht Prokuroria arrestoi Ardjan Çapjan dhe tre persona të tjerë në Elbasan. Ndërsa në kërkim u shpallën Jorgo Leku dhe Florenc Çapja, të cilët tashmë gjenden në vendet respektive ku jetojnë Athinë dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Së fundmi Shqipërisë i është mohuar kërkesa për ekstradimin e Florenc Çapjas i cili ndodhet në Dubai. Raportohet se gruaja e tij pagoi rreth 55 mijë euro për ta liruar nga qelia me kusht. /abcnews.al/