Zakaria: Gjithmonë e kam ëndërruar Juven, këtu mund të përmirësohem shumë

schedule18:56 - 2 Shkurt, 2022

schedule 18:56 - 2 Shkurt, 2022

Denis Zakaria , ishte mesfushori i zgjedhur nga Juventusi për skemat e Massimiliano Allegrit, i cili u transferua nga Borussia Moenchengladbach për një shumë totale prej 8 milionë e 600 mijë euro.

Zakaria u prezantua zyrtarisht para tifozëve të Juventusit në një konferencë për shtyp, ku tregoi pse zgjodhi bardhezinjtë dhe cili është qëllimi i tij.

“Juve është  një nga klubet që më ka bërë gjithmonë të ëndërroj . Vendosa se do të ishte mënyra e duhur për të vazhduar karrierën time. Prisja të largohesha nga Borussia por jo menjëherë. Të kërkohesh nga Juve nuk ndodh çdo shpesh dhe e shfrytëzova mundësinë, shpresoj të jem në gjendje të jap kontributin tim për ekipin, jam vërtet krenar që jam këtu. Babai im ka mbështetur gjithmonë Juventusin, kështu që unë di shumë për këtë klub , ku do të përpiqem të bëj më të mirën për ta ndihmuar ekipin të përmirësohet .

Sigurisht që gjithmonë ka qenë synim rritja e numrit të golave . Meqenëse jam në Juventus, kjo mund të jetë një mundësi e mirë për t’u bërë më efektiv në këtë kuptim.

Ndikimi? Si me trajnerin ashtu edhe me shokët e skuadrës, gjithçka ishte shumë rrjedhëse, shkuam mirë menjëherë. Atmosfera është gjithmonë e mirë. Unë kam një pozicion natyral në mes të fushës. Fizikisht ndihem mirë. Nëse trajneri ka nevojë për mua, jam gati të futem.

A është Juve kulmi i karrierës sime? Nuk ndalem këtu, dua gjithmonë të përmirësohem, e rëndësishme në karrierën time është të mos kem dëmtime, por dua të bëhem më i fortë dhe më i mirë. Nëse shikoj nga e ardhmja është një hap i sigurtë.

Modeli im i rolit? Patrick Vieira . Ai është një lojtar që më ka pëlqyer gjithmonë, por unë jam Zakaria dhe përpiqem të jem vetvetja dhe të kem identitetin tim.

Pogba? Ne të gjithë e njohim atë, ne e dimë se çfarë bëri dhe i la Juventusit . Shpresoj të kem të njëjtin sukses si ai, por unë kam identitetin tim ”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!