Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të artistit Anastas Kristofori. Në një postim në Twitter, Basha thotë se Kristofori ishte një artist që na dhuroi emocione dhe reflektime.
Lideri i të djathtëve i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të artistit të ndjerë.
1/2 Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Anastas Kristofori. Një artist që na dhuroi emocione dhe reflektime të cilat i dedikohen jo vetëm talentit, por mbi të gjitha punës dhe pasionit të tij për teatrin dhe kinematografinë. pic.twitter.com/EjyVHowJKS
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 2, 2022
Aktori i njohur shqiptar u nda sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Anastas Kristofori është i njohur për shumë role në filma të ndryshëm, por mbi të gjitha ka mbetur në memorien e shqiptarëve me rolin e “Perikliut”, te komedia “Pallati 176”, krushku i Jovan Bregut.
Ai do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin ku u lind, Vuno. /abcnews.al/