Nënvarianti i ri i Omicron është regjistruar në Maqedoninë e Veriut

schedule14:27 - 2 Shkurt, 2022

schedule 14:27 - 2 Shkurt, 2022

Nënvarianti BA-2 i mutacionit Omikron është regjistruar në pesë pacientë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit të fundit rezultati është marrë me një analizë specifike PCR nga personat e infektuar.

Nuk dihet ende se cila është pasqyra klinike e pacientëve me mutacion të ri, mirëpo kjo formë sipas ekspertëve të OBSH-së, duket të jetë shumë më e lehtë se ajo e variantit BA-1.

Ekspertët më parë kanë thënë se mund të paraqiten edhe variante të reja që gjithashtu do të kenë simptoma më të lehta që lënë për të kuptuar se Omicron-it po i vije fundit./ Alsat.mk

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!