Prodhimi i kriptomonedhave, eksperti: Fermat e kanabisit po zëvendësohen me ato të bitcoin

schedule12:48 - 2 Shkurt, 2022

schedule 12:48 - 2 Shkurt, 2022

Prodhimi i kriptomonedhave është kthyer në një trend në të gjithë botën kohët e fundit. Këtë të mërkurë dy ekspertë të IT kanë diskutuar në lidhje me vlerën e saj dhe prodhimet që janë përhapur së fundmi.

Të ftuar në studion e ABC LIve eksperti i IT Tomi Kallanxhi dhe inxhinieri i IT Azmer Duleviç janë shprehur se për prodhimin e kriptomonedhave duhet që të kesh infrastrukturë dhe njohuri të shumta rreth prodhimit të tyre.

Duleviç është shprehur se kohët e fundit tashmë fermat e kanabisit janë zëvendësuar me ato të bitcoin në vendin tonë.

Sipas tij shqiptarët janë të mirë informuar dhe se po hapin shumë ferma dhe pse kostoja që ato i shkaktojnë vendin me përforcimin e paligjshëm të energjisë është e madhe.

Bitcoin dhe therium janë dhe dy kriptomonedhat më me vlerë në treg. Gjithashtu pritet që dhe disa monedha aziatike të kenë një çmim të madh në të ardhmen në treg. Një monedhë bitcon kërkon infrastrukturën, duhet kompjutera të fuqishëm, pasi në fillim të 2008 ishin fillimet e saj dhe sot janë të zëvendësuar me karta grafike shumë të fuqishme. Këto janë të kushtueshme dhe i gjithë sistemi kushton dhe do një kohë të caktuar për zgjidhjen e ekuacioneve të bitcoin.

Përdorimi i kriptomonedhave nxjerr jashtë loje dhe bankat ndaj nuk është përkrahur, Në vendin tonë njohuritë që merren dhe që përdorin është shtuar dhe fermat e kanabisit janë zëvendësuar me ferma bitcoini. Problemi qëndron pasi kur hapet një fermë bitcoini problemi nuk është shkelja e ligjit por vjedhja e energjisë elektrike pasi është shumë kosto e lartë. Këto pajisje nuk fiken asnjëherë dhe duhet që të qëndrojnë 24 orë ndezur dhe duhet që të jenë të pajisura dhe me sistem ftohës.

Gjithashtu duhet që të ketë gjithë kohës pasi bllokohet dhe stopohet dhe prodhimi dhe kjo është kosto, pasi duhet më shumë kohë për të arritur fitimin.  E njëjta gjë ndodh dhe me minierat e prodhimit të bitcoin. Kazakistani ka rreth 50 mijë ferma një ndër vendet që ka më shumë ferma”, ka thënë ai.

Ndërsa eskperti i IT Tomi Kallanxhi në fjalën e tij ka theksuar se është një kohë e gjatë që duhet për prodhimin e kriptomonedhave në krahasim me vitin 2009 Ndër të tjera ai ka theksuat se shqiptarët janë të prirur që të prodhojnë kriptomonedha për faktin që kanë dhe favorizim nga ligji.

“Një person që merret me këtë duhet që të ketë njohuri pasi për të krijuar një kriptomonedhë për të prodhuar një bitcoin duhet nga 90 deri në 100 ditë ndryshe nga 2009 që duheshin 4 ditë. Algoritmi ndryshon gati në 6 muaj pasi duhet që të bësh update të gjithë sistemin.

Sa më shumë njerëz prodhojnë aq më shumë rritet vlera e përgjegjësisë dhe ndodh ajo që ndodhi në Kazakistan ku tregu u tremb dhe u shit dhe nëse ndodh një gjë i tillë sjell dhe rënien e vlerës së kriptomonedhës dhe sa më gjatë të mbahet në treg një gjë e tillë aq më shumë vlerë ka kriptomonedha.

Shqiptarët janë shumë të informuar në lidhje me këtë drejtim, jemi një ndër tre vendet në Evropë që e favorizon prodhimin e kriptomonedhave”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!