Fjolla dhe Fisniku mashtruan agjencinë për udhëtimin në Maldive, kanë 23 mijë euro borxh

schedule11:00 - 2 Shkurt, 2022

schedule 11:00 - 2 Shkurt, 2022

Udhëtimi shumë i përfolur i Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës në Maldiveve është kryer me anë të mashtrimit.

Klan Kosova shkruan se ata kanë paguar kompanisë së udhëtimit AS Travel, me çek të falsifikuar. Fisnik Syla i dërgoi kompanisë transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.

Më tej, thuhet se Syla i ka shkruar agjentit të kompanisë një mesazh duke iu betuar se do t’ua kthente borxhin.

Edhe pse kanë kaluar 9 muaj që nga ky udhëtim, në të cilin Fjolla dhe Fisniku u martuan, ende nuk është paguar tarifa. Kujtojmë se çifti udhëtuan në Maldive për të organizuar dasmën e tyre, ndërkohë që në atë periudhë Fjolla ishte në telashe me drejtësinë shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!