Prej natës së mbrëmshme, temperaturat janë ulur e ka pasur reshje bore në disa qarqe në juglindje dhe në veri të vendit.
Reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe Durrësin, një pamje e rrallë kjo për qytetin bregdetar. Me intensitet më të lartë, reshjet raportohen në verilindje, kryesisht në Dibër e Korcë. Edhe Kruja është mbuluar nga bora e reshjet vijojnë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes kanë vazhduar punën për mbajtjen hapur të segmenteve rrugore.
Sidoqoftë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës. /abcnews.al