Në pritje të njoftimit zyrtar për nënshkrimin e tij me Barçën, Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht se Aubameyang tashmë është larguar nga skuadra londineze.
Përmes një ‘postimi’ në rrjetet sociale, Arsenali e ka falënderuar për kohën e kaluar me skuadrën e ‘topçinjve’, e cila është firmosur për qëllime ligjore dje pak para mesnatës.
Hapi tjetër duhet të jetë njoftimi i nënshkrimit të tij si lojtar i ri i FC Barcelona deri në vitin 2023.
“Për momentet fituese të ndeshjes, për festimet ikonike, që na bëri të buzëqeshim. Faleminderit për gjithçka, Auba ”, ishte mesazhi i zgjedhur nga Arsenali për të konfirmuar lamtumirën e sulmuesit.
⚡ For the match-winning moments
?♂️ For the iconic celebrations
? For making us smileThank you for everything, @Auba ❤️
— Arsenal (@Arsenal) February 1, 2022
/f.a/abcnews.al