‘La Stampa’ i bën një përmbledhje situatës së Dybalas me Juventusin.
Argjentinasi duket se është në prag të divorcit me klubin e ‘Zonjës së Vjetër’. Të dyja palët do të takohen këtë muaj për të vendosur të ardhmen e tij. Ardhja e Vlahovic ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e talentit argjentinas dhe kështu, qëndrimi i tij do të jetë i vështirë.
Kjo jo për fajin e Dybala pasi ai dëshiron të qëndrojë te Juventus. Por klubi nuk përputhet me kërkesën e Paulo Dybalas për rritjen e pagës.
Në tetor Dybala ka kërkuar 8 milionj euro plus 2 milion bonuse, gjë e cila është hedhur poshtë nga klubi. Do të jenë disa javë intensive për rinovimin e Dybala e cila ve në dyshim të ardhmen e tij.
Nga ana tjetër Interi është duke pritur nga ky takim pasi Marotta po planifikon transferimin e tij në Milano./ h.ll/abcnews.al