Mason Greenwood është hequr nga skuadra e Manchester United në FIFA 22 pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim.
Sulmuesi 20-vjeçar, ka kaluar dy netë në një qeli policie pasi këta të fundit e arrestuan pas përdhunimit të dielën në mëngjes.
Në një përditësim të lojës, i cili u lëshua në PlayStation, Xbox dhe PC, Greenwood nuk shfaqet në modalitetet offline.
Greenwood është hequr gjithashtu nga lista e skuadrës së Manchester United në lojë.
Partneri zyrtar i klubit ‘Cadbury’ tha se Greenwood nuk do të shfaqet në asnjë prej produkteve të tyre të marketingut.
Sponsori ‘TeamViewer’ njoftoi gjithashtu se ata “po monitorojnë nga afër zhvillimet”.
Gjiganti i veshjeve sportive ‘Nike’, i cili siguron këpucët e sulmuesit, ka pezulluar sponsorizimin e tyre me yllin.
Marka sportive tha në një deklaratë: “Ne kemi pezulluar marrëdhënien tonë me Mason Greenwood.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga akuzat shqetësuese dhe do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën.”
Greenwood ka veshur këpucë Nike që nga hyrja në ekipin e parë të United në 2019.
Ai është pezulluar për një kohë të pacaktuar nga klubi i tij pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim pas një sërë akuzash të postuara në internet.
Disa nga shokët e tij të skuadrës gjithashtu e kanë hequr në rrjetet sociale pasi pamjet e dhunës dolën në dritë./ h.ll/abcnews.al