Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dialogu Kosovë-Serbi, drejtori i T7: Nuk ka kohë për ide, ndërkombëtarët duan mbylljen e marrëveshjes

schedule12:14 - 1 Shkurt, 2022

schedule 12:14 - 1 Shkurt, 2022

Përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA vijojnë ditën e dytë të vizitës së tyre në Kosovë, në kuadër të dialogut me Serbinë.

Drejtori i T7, Leonard Kërquki në një intervistë për ABC Live ka dhënë detaje në lidhje me pritshmëritë që do të sjellë vizita e përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar.

Kërquki në fjalën e tij është shprehur se kryeministri Kurti i cili më parë ka kundërshtuar marrëveshjet e arritura nga paraardhësit e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi nuk ka opsion tjetër veçse të pranojë ato hapa dhe të shesë si arritje heqjen e fuqisë ekzekutive.

“Shihet një vullnet dhe dëshirë e amerikaneve dhe në koordinim me përfaqësuesin evropian Lajçak për ti dhënë një shtytje dialogut Kosovë-Serbi. Dialogu që ka nisur prej 2011 që ka shënuar arritje por më shumë ngecje. Shtyrja në shumë raste ka ndodhur për shkak të Serbisë, që ka qenë më e prirur për të penguar dhe pse kohet e fundit po përpiqet që të nxjerr Kosovën sikur nuk e lejon një gjë të tillë.

Asociacioni është një marrëveshje që Kosova e ka ratifikuar në 2013 si marrëveshje mes dy vendeve por kemi vënë re se zoti Kurti dhe pushteti i VV ka qenë kundër kësaj marrëveshje, por nëse do të lexojmë deklaratën nga stafi i presidencës shikojmë se ka lëvizje. Por nuk do të lejohet një asociacioni për të krijuar një nivel të tretë shteti në Kosovë dhe me fuqi ekzekutive.

Ndërkohë zyrtarët e Kosovës kanë theksuar se nuk do të ketë fuqi ekzekutive dhe është thuajse është e njëjtë me atë marrëveshje të firmosur shumë më parë nga Thaçi dhe Mustafa. Ndërkohë qeveria po kërkon që ta shesë si një arritje që marrëveshja që ato e kanë kundërshtuar nuk do të ketë fuqi ekzekutive. Dialogu nuk është opsional pasi zoti Kurti ka ardhur në pushtet duke gjykuar atë që ka qenë arritur deri më tani në këtë rrugëtim, duke i quajtur dhe nënshkruesit e marrëveshjeve të para si tradhtarë, por aktualisht që në kohën që ai ka ardhur në pushtet ai ka shkuar në pushtet dhe zëvendësi i tij ka ndjekur nga afër, ajo që Kurti thoshte se nuk kishte prioritet duket se është i vetmi prioritet dhe nuk ka zgjedhje tjetër.

Fokusi është më shumë te dialogu dhe çështja është sesi do ta paketojë ai këtë pranim të realitetit në dialog, pasi Kurti nuk mund ta zhbëjë marrëveshje. Kurti nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, por duhet me pranuar dhe me dhënë ide se cili është opsioni i tij për zgjidhjen e kontestit me Serbinë. Evropianët dhe amerikanët duan me treguar se janë këtu për të mbyllur këtë çështje jo me prit sërish për të rënë dakord në lidhje me dialogun  Kosovë-Serbi”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!