Ndeshja e Kategorisë së parë mes Korabit dhe Tomorit është shtyrë përsëri për një moment tjetër, për shkak të dëborës që ka mbuluar stadiumin e Peshkopisë.
Kjo sfidë ishte parashikuar të zhvillohej nesër, por është shtyrë për të dytën herë duke parë se stadiumi i Peshkopisë është mbuluar nga dëbora.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Korabit me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ku shkruan se kjo sfidë e prapambetur do të shtyhet sërish
“Ndeshja Korabi – Tomori shtyhet për së dyti herë!
Ditën e nesërme ishte parashikuar të luhej ndeshja e prapambetur me ekipin e Tomorit. Por për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, ndeshja nuk do të luhet. Reshjet e dëborës siç mund të shihet edhe tek pamjet më poshtë, e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes”.
/f.a/abcnews.al