Mund të rregullojë nivelin e sheqerit, kjo pije është një shpëtim për diabetikët

schedule11:01 - 1 Shkurt, 2022

schedule 11:01 - 1 Shkurt, 2022

Diabeti i tipit 2 është forma më e zakonshme e diabetit. Në këtë formë diabeti, pankreasi prodhon sasi të vogla ose të pamjaftueshme të insulinës, kështu që qelizat nuk marrin mjaftueshëm glukozë për të prodhuar energji. Simptomat që tregojnë këtë gjendje janë ndjesia e lodhjes së madhe, problemet e fshikëzës, shkuarja e shpeshtë në tualet dhe plagët që shërohen ngadalë.

Hulumtimet e reja kanë treguar se edhe një çaj mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Por kjo nuk do të thotë se duhet të ndaloni marrjen e medikamenteve vetë dhe t’i zëvendësoni ato me çaj. Një studim i publikuar në “Saudi Journal of Biological Sciences” tregoi se çaji nga gjethet e manit mund të parandalojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak nëse kjo pije merret pas një vakti.

28 vullnetarë me diabet pinë çaj nga gjethet e manit, ndërsa 20 prej tyre pinë çaj tjetër të zakonshëm. Mostrat e gjakut u morën pas mëngjesit dhe efekti i çajit të gjetheve të manit u vlerësua nga shkencëtarët si “shumë domethënës”. “Çaji i gjetheve të manit parandalon rritjen e glukozës pas një vakti 90 minuta pas konsumimit”, thanë ata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!