Lushkja mesazh emocionues për Laçin: Nuk është lamtumirë, por mirupafshim!

schedule09:33 - 1 Shkurt, 2022

schedule 09:33 - 1 Shkurt, 2022

Regi Lushkja luajti ndeshjen e fundit me Laçin dje kundër Partizanin, Një eksperiencë që e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa i dha fitoren kurbinasve me një “perlë” të vërtetë siç ka bërë gjithmonë.

Fantazisti do të nisë një aventurë të re në Moldavi, te skuadra e Sheriff Tiraspol, ku do firmosë për dy vite, skuadër që këtë sezon në Champions League mposhti Real Madrid me rezultatin 1-2.

Para se mesfushori të largohet nga skuadra laçiane, ka dhe një falënderim për të gjithë, ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një mesazh emocionues, dhe ky largim i tij nuk është një lamtumirë por një mirupafshim.

“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë. Ju njoftoj që nga sot nuk do jem pjesë e KF Laçi.

Faleminderit presidentit, trajnerëve, lojtarëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të mi gjatë këtyre 6 vite si pjesë e ekipit prestigjioz KF Laçi.

Mirënjohje e veçantë për tifozët e ekipit të Laçit që na kanë përkrahur gjithmonë. Këto kanë qenë vitet më të mira të karrierës time si profesionist.

Uroj dhe shpresoj që karriera ime të vazhdojë të jetë dhe më e suksesshme, ashtu sikurse besoj që ekipi i Laçit do vazhdoje rrugën drejt sukseseve të mëtejshme.

E ardhmja ime i përket një skuadre tjetër në vazhdim, por kjo është një mirupafshim nuk është një lamtumirë! Me respekt, i juaji Regi Lushkja! Para Laçi”, ka shkruar Lushkja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RL10 (@regi_lushkja10)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!