Fantazisti i skuadrës së Laçit po luan sot ndeshjen e fundit me kurbinasit kundër Partizanit. Regi Lushkja do të largohet drejt Moldavisë, ku do të bashkohet me skuadrën e Sheriff Tiraspol, skuadër që arriti të mposhte Real Madrid në Champions League me rezultatin 2-1.
Kapiteni i Laçit në tre vitet e fundit ishte kthyer në një lojtarë të rëndësishëm te kurbinasit, duke u bërë pjesë e sukseseve shumë të rëndësishme të bardhezinjve në futbollin shqiptar dhe në arenën europiane.
Në sfidën kundër Partizanit që po zhvillohet në stadiumin e laçit, tifozët kanë menduar një surprizë për idhullin e tyre.
Në tribunën përballë ishte vendosur një foto e madhe e Lushkjes, me shkrimin “Faleminderit”, për kontributin e jashtëzakonshëm të numrit 10 në radhët e skuadrës kurbinase.
/f.a/abcnews.al