Sali Berisha zyrtarizon koalicionin me LSI-në për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Ditën e sotme pasi prezantoi kandidatët për kryetar bashkie, ish-kryeministri tha se kandidatët e tij do të garojë si pjesë e një koalicioni me LSI-në, por edhe parti të tjera që janë në negociata.
“Pa diskutim LSI do të jetë. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që përcakton ligji.
Jemi në negociata edhe me parti të tjera. Koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” tha ai.
Faktin që po garon me LSI-në në koalicion, ai fajësoi Edi Ramën.
“Edi Rama ka konfiskuar me një akt madhor kriminal politik siglën e PD-së.
Ne e konsiderojmë të konfiskuar dhe qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje.
Ne marrim pjesë në zgjedhje, sepse bojkoti nuk është opsion për ne.
Do të ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet edhe logoja, të cilin cdo shqiptar e ka të qartë, që logon e vërtetë tonë e ka konfiskuar Edi Rama” deklaroi Sali Berisha.
/ Abcnews.al