Sot është rihapur segmenti Qafë-Kashar- Rinas për qarkullimin e automjeteve. ARRSH bën me dije se me datë 2 shkurt do të nisin punimet në segmentin Ahmetaq-Rinas. Për pasojë ky segment rruge do të qëndrojë i mbyllur.
“Qafë-Kashar- Rinas do të jetë i hapur dhe do të vijojnë punimet për Fazën e Tretë duke filluar nga data 02.02.2022 Segmenti “Ahmetaq-Rinas” (aeroport) do të jetë i mbyllur.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren” mbyllet njoftimi i ARRSH-së.
/Abcnews.al