Arbana Osmani: Në televizion nuk do të ketë më një histori dashurie si e Adelës dhe Bjordit

schedule08:02 - 31 Janar, 2022

schedule 08:02 - 31 Janar, 2022

Kur përmendim historitë që kanë lindur në Big Brother, të gjithë e mbajnë mend historinë që lindi mes Adelës dhe Bjordit. Ata morën gjithë vëmendjen asokohe me puthjen e famshme teksa i ndiqnin mijëra njerëz. Historinë e tyre të dashurisë e ka kujtuar dhe Arbana Osmani, prezantuesja e Big Brother.

“Ishte një puthje e fshehtë. Ata ishin puthur duke menduar që ne nuk e dinin që ishin puthur. Ishte në një korridor të vogël para dhomës së rrëfimit. Ne menduam shumë nëse duhet ta transmetonim”, tha moderatorja për emisionin “Ëndërrtjerrësit”.

Puthja historike e Adelës dhe Bjordit/ Arbana: Në televizion nuk do të ketë më dashuri historie si ajo!

Arbana shtoi se emocionet që i kanë dhuruar ata publikut janë të pashlyeshme. “Unë nuk e di nëse do të ketë ndonjëherë në televizion një histori dashurie si ajo. Emocionuese ishte dhe për mënyrën si erdhi, për guximin. Adela ishte shumë vajza shqiptare, prandaj e donin”, shtoi më tej Arbana.

Kujtojmë që Adela ndërroi jetë pak vite më parë. Banorja e shumëpërfolur e Big Brother u gjet e vdekur në banesën e saj në kryeqytet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!