Në kuadër të negociatave për të dalë me një kandidat konsensual në zgjedhjet presidenciale, kryeministri i Maqedonisë u takua të enjten me kreun e lëvizjes Besa, Bilal Kasami. Për Zoran Zaev, opsionet e bashkëpunimit mes palëve janë të hapura.
Pas përfundimit të takimit kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami theksoi se mbështetja e tyre për kandidatin e përbashkët nuk do të jetë pa kushte. Ai tha se do të pranojnë kandidat që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe nuk do t’i ndajë ata në baza etnike.
Bilal Kasami, kryetar i lëvizjes Besa: “Ne si lëvizja Besa do përkrahim një kandidat që i qëndron marrëveshjes me qeverinë. Presidenti i ardhshëm duhet të ketë një qasje pozitive dhe të kontribuojë për lehtësimin e marrëdhënieve ndëretnike”.
Kryeministri Zoran Zaev pas takimit tha se ka prezantuar idenë për kandidat konsesual për president të vendit. Siç tha përmes një analize të detajuar të gjendet një emër që do të jetë i pranueshëm për të gjithë.
Zoran Zaev, kryeministër dhe lider i LSDM-së: “Kam mirëkuptim se si opozitë që janë lanë të hapur mundësinë për paraqitje vetanake në zgjedhjet presidenciale. Janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë, por jam i lumtur dhe falënderues për shkak se pranuan të bisedojmë dhe t’i dëgjojnë argumentet tona se përse duhet të bisedohet për një kandidat të përbashkët”.
Kryeministri Zaev është shprehur optimist se deri në kongresin partiak do të arrijë që pozitivisht ti përfundoj negociatat me partit politike siç tha për të gjetur një kandidat i cili do ti bashkoj të gjithë. Pas takimit të pasuksesshëm me liderin e ASH Ziadin Sela kryeministri paralajmëron një përpjekje tjetër për të biseduar me përfaqësues të kësaj partie. /abcnews.al