Mason Greenwood është futur në telashe sërish. E dashura e tij, Harriet Robson, e ka akuzuar atë për ushtrim dhune dhe ka publikuar edhe foto e video në rrjetet sociale.
Shenjat e dhunës janë të qarta në trupin e saj, ndërkohë që policia e Manchester ka nisur hetimet pasi u bë gjithçka publike nga Harriet.
Nga ana tjetër edhe Manchester United nuk ka qëndruar duarkryq, pasi ka vendosur ta pezullojë pa afat futbollistin e talentuar.
Fabrizio Romano shkruan se “Djajtë e kuq” kanë vendosur që Greenwood të mos marrë pjesë në stërvitje dhe ndeshje deri në një njoftim të dytë. / abcnews.al