Kjo është fleta e votimit për primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit për të zgjedhur kandidatët për bashkitë pa kryetar në zgjedhjet e 6 Marsit.
Procesi ka nisur mëngjesin e sotëm në 9 qendra dhe pritet të përfundojë në orët e pasdites.
Një reagim në rrjetet sociale e ka pasur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“Sot demokratët dhe demokratet e 6 degeve te Partise Demokratike votojne ne Primare! Zoti e bekofte voten e tyre te lire”, shkruan Berisha. /abcnews.al