Greqia regjistroi 19,584 të infektuar dhe 78 humbje jete në 24 orë

schedule19:41 - 29 Janar, 2022

schedule 19:41 - 29 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit, Greqia fqinje ka regjistruar 19,584 raste të reja me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se si pasojë e Covid-19 e humbën jetën 78 pacientë. Kurse, 583 janë në gjendje të rëndë, në intubim.

Sa i përket rasteve të konfirmuara në 24 orët e fundit,  60 prej tyre u konfirmuan në pikat hyrëse të vendit kurse totali shkon në 1,9 milionë. Prej tyre, 49.8% janë meshkuj. Kurse, nga rastet e konfirmuara në 7 ditët e fundit, 433 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 1,594 janë raste kontakti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!