Banorja e radhës që u vu përballë kutisë së Pandorës ishte Arjola Demiri. Vëllai i Madh kishte menduar t’i dhuronte një udhëtim drejt Parisit me fëmijët e saj por aktorja refuzoi. Oferta për një tjetër udhëtim me vajzën iu ofrua edhe Monikës, e cila mori të njëjtin vendim.
“Loja është bërë shumë e vështirë. Udhëtimin do t’ja bëj fëmijëve vetë. Nuk është se s’jam e fortë por nuk dua të rrezikoj asnjë”, tha Arjola. Pas kjo e fundit dhe Monika refuzuan të hapnin kutinë e Pandorës, mundësia iu dha Einxhel, e cila ishte në një lidhje live nga spitali Hygeia.
Einxhel vendosi që Arjola të rimerrte udhëtimin, ndërkohë duhet të zgjidhte se kush do të takonte vëllanë mes Ilirit dhe Donaldit. Ajo zgjodhi Ilirin me argumentin se Donaldi ka pasur mundësinë të takojë binjakun e tij. Në studio, u diskutua mbi vendimin e Monikës dhe Arjolës për të refuzuar kutinë, kjo e fundit habiti me komentin e saj.
“Ajo nuk ka qenë dëshira ime kryesore. Për këtë udhëtim nuk mund të sakrifikoja asgjë. Nuk është frikë. Në këtë udhëtim, fëmijët e mi mund t’i dërgoja vetë. Thjesht nuk mu duk dëshira ime nga ajo që kam kërkuar. Kam thënë që do të doja të prezantoja përkrah Salsanos dhe Fjoralbës Portokallinë sepse kjo më ngre dhe kjo mund të më mundësojë udhëtimin për fëmijët e mi.”, tha Arjola. /abcnews.al