“I kemi marrë parasysh paragjykimet e njerëzve”, këngëtarja shqiptare flet për lidhjen me biznesmenin e njohur

schedule09:23 - 29 Janar, 2022

schedule 09:23 - 29 Janar, 2022

Pak ditë më parë u bë publike lidhja e këngëtares Albina Kelmendi me sipërmarrësin Valon Vataj. Urimi i ditëlindjes që sipërmarrësi bëri për këngëtaren u mor si zyrtarizimi i romancës së tyre. Këngëtarja ka reaguar nga Amerika, ku po qëndron për koncertet, duke thënë se lidhjen është munduar ta mbajë larg vëmendjes së mediave.

Mes të tjerash, këngëtarja tha se i kanë marrë parasysh komentet e njerëzve lidhur me faktin se Valoni është baba i dy fëmijëve. “Unë nuk e kam mbajtur lidhjen fshehtë por nuk kam dashur të bëjë asgjë publike në rrjete sociale. Përderisa ndihem mirë dhe jemi të lumtur e kemi bërë lidhjen publike me qenë rehat për vete.

Ne jemi bërë gati të përballemi me paragjykimet që po na bëhen, por në fund, për neve ka rëndësi mbështetja e dy familjeve tona dhe dashamirëve tanë dhe jo fjalët e njerëzve që nuk na njohin dhe na paragjykojnë me llafe kafenesh sepse në fund të fundit, askush nuk e di jetën time apo të Valonit.

Në çdo intervistë e kam cekur që lidhja ime nuk dua të jetë arsye për të cilën të flasë publiku ose portalet sepse famën e kam ndërtuar me punë dhe përkushtim së bashku me familjen time kurse lidhjen do mundohem ta mbaj larg syrit të mediave sepse është diçka personale e imja.”, ka thënë Albina. /abcnews.al