Pothuajse të gjithë tifozët e futbollit i dinë rregullat bazike të lojës të cilat janë relativisht të thjeshta.
Mirëpo, janë edhe disa rregulla të rralla që mund të mos i dimë por të cilat mund të zbatohen kur ndodhin gjëra të pazakonshme.
Për shembull, dikush mund të ndëshkohet me karton të kuq edhe para se të fillojë një ndeshje e futbollit.
Po ashtu, nëse loja përfundon në penalti, atëherë klubet duhet ta kenë numrin e barabartë të goditësve të penaltisë – pra, nëse një ekip futet me nëntë lojtarë shkaku i lëndimit apo kartonit të kuq, atëherë edhe ekipi kundërshtar duhet t’i vendosë vetëm nëntë sosh në listë.
Ndërkaq, autogolat që mund të vijnë nga rivënia anësore apo nga goditja e lirë nuk pranohen dhe referohen si korner.
Në fund, ju mund të shënoni gol me top të shfryrë, por ai gol nuk do të pranohet.