Debate te “Ligjet” për “5 Majin”, Alibeaj: Të vijë këtu kryetari i bashkisë; Bushka: Ka sjellë letër

schedule15:08 - 28 Janar, 2022

schedule 15:08 - 28 Janar, 2022

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Deputetët e Partusë Demokratike thirrën në dëgjesë kryetarin e bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj për shembjet e banesave te “5 Maj”, mirëpo ky i fundit ka munguar.

Veliaj ka nisur sqarimin e tij me shkresë për çështjen në fjalë. Ndërsa deputetët e PD kërkuan që duhet të ishte fizikisht në mbledhje pasi është thirrur në dëgjesë.

Pjesë nga debati:

Dhurata Çupi: Nëse nuk ka pasur kohë kryetari i bashkisë unë mendoj ta presim. Ne e shtyjmë. Të mos harrojmë që nuk është një çështje e lehtë. Këta banorë në mes të dimrit janë nxjerrë jashtë. Nuk u është dhënë asnjë mundësi strehimi. Është abuzim me detyrën që kryetari i bashkisë nuk është sot këtu. Nëse nuk ka kohë ne e shtyjmë dhe e presim.

Klotilda Bushka: Kryetari i bashkisë i është përgjigjur këtij detyrimi ka sjellë një sqarim me shkrim. Kemi një informacion, shkresë të paraqitur. Në fund kemi për të dëgjuar edhe të tjerë të ftuar. Kjo dëgjesë do të vijojë të realizohet sepse kryetari i bashkisë i ka përmbushur, duke paraqitur këtë shkresë.

Enkelejd Alibeaj: Ne jemi Kuvendi i Shqipërisë, nëse do të duket ti kërkojmë dëgjesë është vetëm një palë, qytetarëve. Ne të tjerët këtu e kemi për detyrim. të vetmit që duhet t’ju kërkojmë ndjesë janë ata njerëz që sot janë pa çati. Është detyrim moral që të ruajmë faqen e Kuvendit. Ajo çfarë na mban të gjithëve si shtet është moraliteti politik. Ç’është ky kryetar bashkie që nuk  begeniska njerëzit po e po, as Kuvendin, po as juve që jeni maxhorancë. Edhe në letrën që ju lexuat nuk ka një justifikim. Të na e thotë dhe ne do e presim këtu. Të japë sqarimet. Së paku do të duhet ta dëgjojmë dhe dëgjesa nuk është me këtë shkresë. Do të duhet të përballet. Një funksionar publik duhet të përballet me njerëzit. Janë në hall, janë pa ashtëpi, ia ka shkaktuar shteti. Ta sqarojë. Pse nuk vjen? Ka frikë. Ky ka frikë që tregoi se është i gjithë prej hekuri. Duhet të vijë të ruajë fytyrën. Shumë mirë kanë ardhur këta të policisë. E kanë bërë detyrën, kanë ardhur. Por duhet të vijë ai, është strumbullari i gjithçkaje.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!