I treti brenda muajit, gjendet i vdekur një i moshuar në Çukë të Sarandës

schedule10:51 - 28 Janar, 2022

schedule 10:51 - 28 Janar, 2022

Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë na fshatin Çukë të Sarandës. Gazetarja Silvi Sula raporton për Abcnews.al se bëhet fjalë për Andrea Capon nga ky fshat, i cili është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga fqinjët e tij.

Andrea Capo jetonte vetëm sepse fëmijët i kishte jashtë shtetit, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë 2-3 orë para se të gjendej pa frymë.

Paraprakisht, policia nuk ka konstatuar gjurmë dhune në trupin e tij, megjithatë pritet të bëhet ekspertiza e nevojshme për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Me rastin e sotëm shkon në tre brenda 20 ditësh numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre. Ata janë lënë të jetojnë të vetëm në shtëpitë e tyre në Cukë edhe pse janë prindër fëmijësh.

Ky është fenomeni i këtyre viteve me të moshuarit në vendin tonë. Tanimë në fshatin Cukē thonë: Kush e ka radhën nga të moshuarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!