Anulimi i seancës parlamentare të ditës së nesërme dhe djegia e mandateve janë diskuuar në studion e ABC News me deputeten socialiste Evis Kushi.
Sipas saj vendimi për anulimin e seancës është më i miri në këto kushte, kur ka sinjale për dhunën.
“Anulimi i seancës parlamentare për të shmangur dhunën. Është vendimi më i mirë në këto kushte kur ka sinjale për dhunë. Ne respektojmë protestën, por kur janë në kundërshtim me ligjin, kushtetutën dhe interesat e qytetarëve nuk mund të biem dakord”.
Sa i takon djegjes së mandateve Kushi e cilëson një vendim të paprecedentë edhe në kohërat më të këqija politke që ka kaluar vendi, ndërkohë që thekson se manatet janë të popullit dhe jo të partive.
“Nuk ka asnjë precedent edhe pse mund të ketë pasur situata më të rënda politike. Ne kemi parë qeveri të dorëhiqen, por jo opozitë të dorëhiqet.
Më duket e papranueshme që ta marrin partitë këtë vendim kur mandatet janë të qytetarëve”.
E pyetur se ku ka gabuar mazhoranca, Kushi thekson se janë të hapur për dialog dhe diskutim në përputhje me ligjin dhe kushtetutën.
“Ne reflektojmë dhe ne nuk kemi thënë kurrë që jemi më të mirët apo të pagabueshëm, por arsyet e opozitës nuk duhen parë vetëm të mazhoranca, por edhe opozita.
U bëj thirrje deputetëve të ngrihen në lartësinë e detyrës se mandatet e tyre janë të popullit. Ne jemi të gatshëm për çdo iniciativë lgjore e kushtetuese dhe jo vendim që janë në interes të PD”. /abcnews.al