Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dëshmuar dje në Prokurorinë e Tiranës. Ai eshte thirrur nga prokuroret për t’u pyetur në lidhje me dosjen hetimore per abuzimin me disa tenderat, në kohën kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë.
Organi i akuzës disa ditë më parë nisi hetimin për 12 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë pas dyshimeve për abuzime me 5 tenderë të dhënë në periudhën 2016-2017.
Kallëzimi penal është bërë nga Ministria e Financave, pas auditit financiar. Raporti i inspektimit financiar rendit një sërë shkeljesh të kryera nga institucioni dhe kompanitë private, të cilat kanë dalë fituese në tendera.
Përveç Manjanit, Prokuroria pritet të marrë edhe dëshminë e Petrit Vasilit dhe ministrit të qeverisë teknike, Gazmend Bardhi, ndërsa është duke u verifikuar përgjegjësia e tyre./abcnews.al