Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake ndodhen për kontroll në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Mësohet se kontrollet po bëhen për ndërtimin e godinës së FSHF-së.
Administratori i FSHF-së, Hasan Gurabardhi tha për mediat se ishin dy inspektorë që kontrolluan lejet e ndërtimit të godinës. Ai theksoi se është e çuditshme që kontrollet u bënë pikërisht sot pasi leja e ndërtimit është dhënë që në 2017.
“Sot ishin dy inspektorë për të kontrolluar lejet e ndërtimit të shtëpisë së futbollit. Ne i vumë në dispozicion. E çuditshme pse erdhën sot. Se leje e ndërtimit është dhënë që në 2017. Për këtë kontroll nuk kanë ardhur por ne ua vendosëm në dispozicion të gjitha. Erdhën inxhinieri dhe folëm. Do e sjelli ditën e hënë një dokumentacion që kërkojnë. Por kjo është me leje kemi dhe tabelën jashtë jemi habitur pse vijnë në këtë ditë. Pse vijnë sot. Erdhën kërkuan leje ndërtimi. Bashkia e Tiranës i ka ato. Pa diskutim. Nuk e di në formë presion se ato ishin korrekt. Erdhi kompania ndërtimore dhe ditën e hënë do jenë këtu. Nuk ishim lajmëruar më herët. Jam administrator i shtëpisë së futbollit. Ditë nuk kanë pasur caktuar. Patën ardhur para një muaji. Ishte i befasishëm” tha Hasan Gurabardhi.
Së fundmi ka një konflikt mes Bashkisë Tiranë dhe kreut të FSHF-së Armand Duka i cili kërkon mandatin e gjashtë në krye të shtëpisë së futbollit shqiptar.
Në media FSHF publikoi një audio-përgjim të bërë në mbledhjen e anëtarëve të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë, të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Më pas, një sasi e vogël tritoli shpërtheu në banesën e Dukës në Durrës. I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë e shtetit. /abcnews.al/