Pak momente pas përfundimit të takimeve me ambasadorët e huaj, kryetari demokrat Lulzim Basha ka përkujtuar 20 Shkurtin e vitit 1991, kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha bën një analogji të asaj dite me 20 Shkurtin e sotëm.
“Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”! 28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha.
Kreu demokrat u shpreh se çdo ditë është 20 Shkurt, deri në shembjen e sistemit që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit./abcnews.al