Një shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi u kap me 17 kg kokainë. Hetimi kishte nisur prej gati një viti ku ishin vënë nën vëzhgim disa persona të dyshuar se ishin të përfshirë në trafik droge.
Ditën e djeshme policia ka vënë në pranga shqiptarin. Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesa u gjetën 12 mijë euro.
Ndërsa në garazh policia gjeti 60 mijë euro. Mediat bëjnë me dije se nëse droga e kapur do të shitej në treg do kapte vlerën e 300 mijë euro.
Në makinën e shqiptarit dhe bashkëpunëtorit të tij ishte përshtatur një vend për fshehjen e lëndës narkotike në rast kontrolli. /abcnews.al