Komisioni i Rithemelimit: Distancohemi nga pazaret Rama-Basha dhe nga banditët rreth tyre

schedule22:28 - 26 Janar, 2022

schedule 22:28 - 26 Janar, 2022

Komisioni i Rithemelimit i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, lidhur me akuzat që Sali Berisha bëri ndaj deputetit Agron Kapllanajt, i emëruar kryetar i PD-së Fier.

Lexo edhe: Bardhi i përgjigjet Berishës: Sulmet kundër demokratëve janë të padenja, por të padëmshme

Në deklaratën e Komisionit përsëriten akuzat për pazare mes Ramës dhe Bashës.

Deklarata e Komisionit të Rithemelimit të PD:

Tani meqë çdo ditë sjell largime të reja demokratësh nga anija e mbytur e Lulzim Bravës, gaztorit të tij nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjë shpifje për të mbrojtur dhe për të thurur lavde për banditët që vazhdojnë ta rrethojnë.

I tille është rasti i Agron Kapllanaj që ndonëse i dënuar për vjedhje në Itali, sot përfaqëson Lul Bravën në Fier! Në pamundësi për të hedhur poshtë këtë fakt tashmë të bërë publik, gaztori i Bravës kërkon të na bindë se vjedhja është nder dhe lavdi! Jo më larg se këto ditë banorët e 5 Majit panë se si pengu i Edi Ramës e shiti kauzën e tyre për hir të kontratave miliona Euroshe që vëllai i Agron Kapllanaj ka marrë nga Rama mbi gërmadhat e banesave të tyre. Qytetarët e panë vetë se si fraksioni i Bravës i braktisi dhe nuk shkoi të rreshtohej në krah të tyre.

Partia Demokratike distancohet me neveri nga pazaret Rama-Brava dhe nga banditët rreth tyre. Qëllimi i tyre është pikërisht transformimi i PD nga parti e lirisë në parti të spekulantëve që mbeten peng i Edi Ramës për sa kohë ushqehen me paratë e tij. Ata i tmerron fakti që PD po rikthehet tek vlerat e saj. Koha kur ishin dhe ministra të Ramës dhe gjoja opozitare ka mbaruar! Aleanca jonë është me qytetarët dhe demokratët për t’u ofruar atyre një opozitë të vërtetë që ka për qëllim rrëzimin e Edi Ramës dhe jo pazaret me të!