Situata te skuadra e duket e tensionuar. Përveç Romelo Lukakut i cili tashmë dihet se është i pakënaqur nga trajneri gjerman, Thomas Tuchel, të tjerë lojtarë janë kthyer në çështje ditët e fundit.
Sipas asaj që raporton “The Athletic” disa lojtarë janë të pakënaqur dhe të frustruar nga trajneri i tyre.
Disa nga sulmuesit e tjerë të Chelseat janë të mërzitur me mënyrën se si Tuchel i trajton ata, duke përfshirë edhe kritikat e ashpra gjatë lojës, dhe se kjo i ka bërë ata të vuajnë dhe të kenë mungesë besimi, duke hezituar të marrin edhe rreziqe.
Kjo pakënaqësi thuhet se ka shtyrë disa lojtarë të kërkojnë edhe largimin nga skuadra e Chelsea.
Blutë kanë pasur edhe një rënie në rezultate, duke fituar vetëm tre nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier. Kjo ka bërë që ata të bien nga gara për titull pasi aktualisht janë 10 pikë prapa Manchester Cityt në renditje, pasi kanë luajtur edhe një ndeshje më shumë.
Edhe pse Tuchel u zgjodh nga FIFA si trajneri i vitit 2021 duket se jo gjithçka është në favorin e tij, se si do zgjidhet kjo situatë në dhomat e zhveshjes mes teknikut gjerman dhe lojtarëve mbetet të shikohet në ditët në vazhdim. /f.a/abcnew.al