Vendosini në fytyrë çdo mëngjes, këta përbërës zhdukin shenjat e diellit

schedule15:52 - 26 Janar, 2022

schedule 15:52 - 26 Janar, 2022

Edhe pse hiperpigmentimi është një proces natyral, fikson shumë femra. Hiperpigmentimi ndodh për shkak të rritjes së sekretimit të melaninës, një pigment që i jep lëkurës, flokëve dhe syve një ngjyrë natyrale. Megjithatë, ky problem mund të zgjidhet pa trajtime të shtrenjta, në mënyrë krejtësisht natyrale.

Qumësht

Qumështi është një trajtim i mirë për zbardhjen e njollave të errëta në fytyrë, falë acidit laktik. Mund ta aplikoni edhe disa herë në ditë me ndihmën e një sfungjeri.

Uthull molle

Mjafton të përzieni sasi të barabarta uji dhe uthull molle në një enë, më pas këtë përzierje aplikojeni tek njollat ​​dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe përsëriteni procedurën dy herë në ditë.

Çaji jeshil

Përdorni bustinat e çajit jeshil për të hequr njollat. Fillimisht ftohni qeset e çajit dhe më pas aplikojeni në zonën ku keni njolla. Fytyra juaj do të jetë më e freskët pas një kohe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!