Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është vaksinuar sot me dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19.
Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të vaksinohen. Ndërkaq ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i heq masat kufizuese ndaj virusit Covid-19.
“Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin. Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen. Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.