Gruaja aktiviste në Shqipëri, shoqëria civile, klasa politike dhe protesta e studentëve ishin temat që u trajtuan në studion e Provokacijas në ABC News, parë nga këndvështrimi i aktivistes më aktive në vendin tonë Brizida Gjikondi.
Ajo pranon kostot që i duhet të paguajë si grua aktiviste, që ngre zërin për problemet më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare, por thekson se reagimi i saj vjen natyrshëm dhe këtu kostot shumëzohen me zero.
“Është parehati e madhe për njerëzit që janë afër meje. Jam e rrethuar nga presioni një mënyrë jetese që e quaj fazë nuk jam komode. Shqiptarët nuk janë mësuar të rrezikojnë status quo- në e tyre të përditshme.
Ka një kosto për të paguar, por që nga momenti që e kam ndarë mendjen dhe më vjen natyrshëm të reagoj ajo kosto për mua shumëzohet me zero. Më vjen keq kur të tjerët nuk e mirëkuptojnë, por unë e kam ndarë mendjen”.
Për Brizidën gruaja në Shqipëri vlerësohet më shumë për paraqitjen sesa për mendimin e saj dhe këtu ajo sjell shembujt e emërimeve në kabinetin Rama, që sipas saj mjafton t’i kënaqë syrin por sa rezultat dhe produktivitet ka, kjo nuk ka rëndësi.
“Gruaja këtu në Shqipëri nuk vlerësohet për mendjen që ka dhe për atë që thotë, por për paraqitjen. Duhet të kesh një bonus paraqitje që të të marrin në konsideratë. Ka sasi, por nuk ka cilësi nuk ka gra që të jenë mbreslënëse.
Po të shohësh zv/ministren e re të Arsimit ishte një vajzë e re simpatike, drejtuese në TV, anonime. Nuk më shqetësoi që kjo vajza e pranoi, por Ramës aq shumë i ka hyrë pushteti në tru sa nuk i bëhet vonë se ç’mendojnë shqiptarët për zgjedhjet e tij mjafton që t’i pëlqejnë kur e sheh në tavolinë. Nuk e ka problem që produkti i saj është zero dhe pastaj ky Ramë e tregon me gisht, ndërkohë që është problemi i tij për zgjedhjet që ka bërë”.
Sa i takon klasës politike në vend, Gjikondi i qëndron mendimit se u ka ikur koha të dyja partive politike si PD dhe PS. Por thekson se ka lëvizje politike që janë më bashkëkohore sikurse në Greqi apo Itali.
“Nuk mendoj se kemi të majtë të pastër e të shëndetshme sikurse nuk kemi të djathtë të pastër e të ndershme. Që ka ikur koha e dy partive këtë e di kushdo, më duken si dy kufoma që i mbajnë me zor në jetë. Edhe në vende të tjera u ka ikur koha. Kanë dalë bij dhe bija të tjerë në Greqi e Itali, ke levizje politike që janë më bashkëkohore me mendësinë që ka njeriu”.
Gjikondi thekson se klasa politike është bërë më e egër me sofistikuar, ndërsa kodi zgjedhor i miratuar në 2008-ën sipas është i deformuar dhe gjeneron një cënim absolut të sovranitetit të shqiptarëve, duke i lënë të papërfaqësuar.
“Klasa politike është bërë më e egër, më sofistikuar dhe më pazarxheshë, nuk ke demodraci e kod zgjedhor kodis zgjehdor prej 2008 ëstë i deformuar dhe gjeneron një cënim absolut të sovranitetit të shqiptarëve, shqiptarët janë të papërfaqësuar. Me listat e mbyllura dhe kodin zgjedhor ndryshimet kushtetuese e kanë tundur shtetin shqiptar në kërkimet shkencore në zgjedhje, kanë futur një institucion parazitar që është Avokati i Popullit. Është gjithmonë e ndryshuar më diktat kartoni në parlament. Ndryshimet me referendum ia hoqën këtë të drejtën shqipatrëve
Shqipëria probleme të mëdha mendësie diktatoriale, nuk ka njerëz me integritet në parti politike njoh gra që thonë mendimin ndryshe kur janë aty janë në rresht. Mënyra si ngrihen ligjëratat janë diktate të Edi Ramës dhe qasjen dhe foljen e trupit e kopjojnë si Rama”.
Por ndër gratë politikane që veçon për mendimin dhe integritetin e tyre janë Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni dhe Jozefina Topalli, ndërsa shton se jashtë politikës ka gra me integritet.
“Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni kam përshtypjen që edhe me heshtjen kanë folur. Topalli më është dukur grua e fortë në mendim, duke paguar dhe kostot po flasim për gra me lista të mbyllura jo të hapura. Jashtë klasës politie ka gra me integritet, një grua shqiptare është më e sukseshme se një burrë. Gruaja është më pak e korruptuar se burri”.
Protesta e studentëve për aktivisten ishte një shpresë e madhe, por që u kap politikisht vetëm pas një javë qëndresë, në momentin kur u zhvendos të kryeministria.
“Protesta e studentëve. Kam ndenjur në rresht të fundit thjesht si aktiviste. Për mua atë ditë që lëvizja u zhvendos te Kryeminsitria u kompromentua politikisht. Politika arriti që pas një jave qëndrese e kapi si protestë. Ai një javësh për mua është dhe ishte një shpresë e madhe. Kemi të rinj që arrijnë të reagojnë, të bënin atë që nuk e kishte bërë askush dhe panë vetëdijen dhe fuqinë e tyre. Dhe kjo më mjaftoi si fillim. Për mua ajo ishte fillimi një rruge të gjatë”. /abcnews.al