Lajm pozitiv për tifozët spanjoll, stadiumet rikthehen me kapacitet të plotë

schedule13:05 - 26 Janar, 2022

schedule 13:05 - 26 Janar, 2022

Ndizet drita jeshilë për tifozët në Spanjë. Një nga ndeshjet më të luftuara në La Liga do të ketë mundësinë të luhet me tifozë në shkallët e stadiumit.

Barcelona-Atletico Madrid ndeshja e madhe e planifikuar për 6 shkurti, duhet të luhet me “Camp Nou” në 100% të kapacitetit të stadiumit.

Lajmi vjen nga “RAC1” që flet për përfundimin e kufizimeve nga Covid-19 në lidhje me ngjarjet sportive.

Ky vendim do të gëzojë edhe më shumë tifozët të cilët ketë  mundësinë të shikojnë edhe ndeshjen e Europa League që skuadra e Xavi Hernandez do të zhvillojë kundër  Napolit më 17 shkurt. /f.a/abcnews.al