Nënvarianti Omicron është varianti më i ri që është përhapur tashmë në disa vende të botës. Varianti Omicron i njohur zyrtarisht si varianti B.1.1.529, ka 3 nënvariante kryesore: BA.1, BA.2 dhe BA.3. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 99% e rasteve të identifikuara deri në dhjetor ishin BA.1.
Megjithatë, nënvarianti BA.2, që është pikërisht “Stealth Omicron”, kohët e fundit ka filluar të fitojë terren. Sipas studiuesve, “Stealth Omicron” ose BA.2 ka disa mutacione të zakonshme por edhe shumë të ndryshme në krahasim me BA.1.
Në fakt, ndryshimet midis BA.1 dhe BA.2 janë më të mëdha se ato midis variantit origjinal Omicron dhe variantit Alfa. Kjo ka shkaktuar shqetësime në komunitetin shkencor, pasi dallime të tilla molekulare mund të ndryshojnë rrjedhën e studimeve për sa i përket zbulimit, infektivitetit, ashpërsisë së sëmundjes ose efikasitetit të vaksinës, raporton abcnews.al
Pse quhet varianti “Stealth” dhe cila është lidhja e tij me Delta?
Omicron 2 ose “Stealth” zbulohet nga testet standarde diagnostikuese, siç është Omicron. Megjithatë, “Stealth” nuk ka një mutacione të ngjashme me Omicron dhe kjo shihet si një shenjë për ta dalluar atë nga varianti Delta. Kjo rezulton në një numër diagnozash që i atribuohen Delta.
Të dhënat sugjerojnë se “Stealth” është më ngjitës se BA.1. Në mënyrë të ngjashme në Danimarkë BA.2 përbënte 20% të të gjitha rasteve gjatë javëve të fundit në 2021, nga 45% në javën e dytë të 2022, raporton abcnews.al
Në Norvegji, u zbuluan 7 raste deri me 4 janar me nënvariantin e ri të Omicron. Vetëm 15 ditë më vonë, rastet e konfirmuara laboratorike të BA.2 arritën në 611. Vende të tjera, si Britania e Madhe dhe Suedia, kanë parë një rritje të rasteve BA.2, por jo në të njëjtin nivel si Danimarka të paktën deri më tani.
Në Danimarkë, nuk u gjet asnjë ndryshim tek të shtruarit në spital me BA.2 dhe BA.1. Ekziston një optimizëm se vaksinat do të vazhdojnë të sigurojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve nga COVID-19 dhe pas infektimit me Omicron Stealth.
/abcnews.al