Maroku i falet mbrojtësit Achraf Hakimi i cili i dha fitoren kombëtares së tij pas një goli që ishte vërtet një perlë, teksa arriti të dërgonte sferën në fundin e rrjetës nga një goditje dënimi mbi 20 metra largësi.
Ky gol i shënuar nga mbrojtësi i PSG-së kualifikoi në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës Marokun, duke mposhtur Malavi 2-1.
Predhë e vërtetë, pa asnjë rrugëdalje për portierin kundërshtar. Në Twitter marokeni është lartësuar edhe nga shoku i tij i skuadrës, Kylian Mbappé. Ky i fundit e cilëson Hakimi në mënyrë të padiskutueshme si “mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë”.
ACHRAF HAKIMI.
BEST RB IN THE WORLD.GOOD NIGHT GUYS. ??
— Kylian Mbappé (@KMbappe) January 25, 2022
/f.a/abcnews.al