Policia do të hetojë festat e organizuara gjatë lockdown-it në Kryeministrinë britanike

schedule01:42 - 26 Janar, 2022

schedule 01:42 - 26 Janar, 2022

Policia Metropolitane ka nisur një hetim për festat e mbajtura në Kryeministrinë britanike gjatë pandemisë së koronavirusit. Oficerët po shikonin për “shkelje të mundshme të rregulloreve Covid-19” në Downing Street dhe Whitehall që nga viti 2020, tha komisionerja Dame Cressida. Ajo shtoi se hetimi filloi pasi një hetim i brendshëm i udhëhequr nga nëpunësja civile Sue Grey i’a kaloi informacionin forcës. Zëdhënësi i kryeministrisë tha se kryeministri nuk besonte se kishte shkelur ligjin.

Për muaj të tërë, kryeministri është ndjekur nga lajmet për festat e stafit në kryministri gjatë lockdown-it dhe në disa prej tyre mori pjesë dhe ai. Kryeministri ka kërkuar falje për pjesëmarrjen në një event “sillni pijen tuaj” më 20 maj 2020 gjatë bllokimit të parë, duke thënë se mendonte se ishte një “event pune”. Komisionerja e Policisë Metropolitane, Dame Cressida nuk tha se cilat palë po hetoheshin nga forca dhe ndërkohë që shkeljet e rregulloreve mund të rezultojnë në njoftime fikse të penalitetit dhe hetimi i policisë nuk do të thoshte se ato do të lëshoheshin “në çdo rast dhe për çdo person të përfshirë”. Nënkryetarja e Partisë Laburiste, Angela Rayner përsëriti thirrjet që Johnson të jepte dorëheqjen në dritën e hetimit, duke e quajtur atë një “shpërqendrim kombëtar”. Ajo tha në Dhomën e Komunave se “kriminaliteti i mundshëm është gjetur në Downing Street” dhe se nevoja për një hetim policor ndaj festave ishte “një reflektim vërtet i keq për zyrën më të lartë të kombit tone”.

Kryeministri Johnson, i cili ishte në Dhomën e Komunave për të dhënë një deklaratë mbi situatën në Ukrainë tha: “Unë mirëpres vendimin e Policisë Metropolitane për të kryer hetimin e vet, sepse besoj se kjo do të ndihmojë për t’i dhënë publikut qartësinë që i nevojitet dhe për të ndihmuar në nxjerrjen e një linjë sipas çështjeve”. Ai tha gjithashtu që “unë dua të siguroj Dhomën e Përfaqësuesve dhe të gjithë vendin se unë dhe qeveria jemi të fokusuar 100% në trajtimin e prioriteteve të njerëzve”. Drejtori i Përgjithshëm i Pagesave Michael Ellis u bëri thirrje deputetëve që “të lejojnë hetimin të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paraprijnë përfundimet e tij”.

Komisionerja e Policisë Metropolitane, Dame Cressida tha të martën se ajo e kuptonte “shqetësimin e thellë publik” për pretendimet e festave brenda kryeministrisë, së bashku me “sakrificat e mëdha” që publiku kishte bërë gjatë pandemisë. Udhëheqësi i Liberal Demokratëve Sir Ed Davey i tha “BBC-së” se qeveria ishte në “shkrirje”, duke shtuar: “Ne arritëm këtu sepse kryeministri nuk mund të thotë të vërtetën, ai ka gënjyer vazhdimisht, ai ka qenë i pandershëm ndaj Parlamentit dhe popullit britanik”. Ai tha gjithashtu që “ai duhet të largohet, duhet të japë dorëheqjen”.

Udhëheqësi i Dhomës së Komunave, Jacob Rees-Mogg u tha gazetarëve se udhëheqja e kryeministrit kishte qenë “brilante” dhe qeveria kishte bërë “një punë të mahnitshme” gjatë gjithë pandemisë.  / abcnews.al