Është ndarë nga jeta në Paris, Karl Lagerfeld, mbreti ikonë i modës që ka veshur yje të muzikës si Madonna e Kajli Minog si dhe ka punuar me modelet më të njohura. Klaudia Shifer ishte e preferuara e tij.
Stilisti dhe fotografi Karl Lagerfeld, drejtori krijues i Fendi e Channel si dhe pronar i brand-it që mban emrin e tij, ka ndërruar jetë në Paris në moshën 85-vjeçare. Bashkëpunëtor me shtëpi të ndryshme mode, ai shpesh ka realizuar vetë shërbimet e fotografive për fushata reklamuese për produktet me të cilat merrej ai vetë. Ikonë në botën e modës dhe i famshëm dhe për mënyrën e veshjes dhe syzet e zeza, Lagerfeld ishte prej kohësh i sëmurë.
Stiliisti gjerman ka lindur në Hamburg në 10 Shtator të 1933-shit dhe pse viti i tij i lindjes mbetet ende një mister. Prej dekadash, ai ka drejtuar dy shtëpi mode prestigjoze duke i dhënë një gjurmë të pangatërrueshme.
Në të vërtetë, Lagerfeld ia ka dalë në karrierën e tij të gjatë, që emrin e tij ta mbajë në mënyrë të pavarur duke punuar dhe për marka të tjera të konsideruara loë cost si Chloé dhe H&M. Për këtë të fundit, ai krijoi një koleksion të limituar në vitin 2001, i cili u shit i gjithë për dy ditë.
I lindur nga Christian dhe Elisabeth Lagerfeld, ai ishte fëmijë i vetëm. Në vitin 1953 ai emigroi në Francë me nënën e tij, falës së cilës përballet për herë të parë dhe me modën. Ajo e çoi në një sfilatë mode të Dior në Paris në vitin 1949 ku dhe më pas u transferuan.
Karl i ndihmuar dhe nga pasuria e prindërve të tij, krijoi emër në fushën e modës dhe talenti i tij ka veshur emra si Kylie Minogue e Madonna. Claudia Schiffer ishte modelja e tij e preferuar në vitet ’80 – ’90. Ai kishte një koleksion prej 50 mijë librash dhe hapi një librari në Paris në vitin 1999.
Dikur ai vendosi të humbiste 40 kilogramë për 13 ditë me anë të një diete vegjetariane, në mënyrë që të provonte veshje të një linje, e cila kishte për model vetëm djem shumë të dobët. Zërat për problemet e tij shëndetësor nisën të përhapeshin që në Janar, pasi për herë të parë, ai mungoi në një sfilatë të Channel, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë./abcnews.al