Gruaja nga USA gjen çmimin e lotarisë prej 3 milion dollarësh në mesazhet “spam”

schedule07:37 - 25 Janar, 2022

schedule 07:37 - 25 Janar, 2022

Një grua amerikane ka fituar 3 milionë dollarë në lotari. Por ajo që i ka habitur të gjithë, është se 55-vjeçarja e zbuloi se kishte fituar vetëm pasi kontrolloi folderin “Spam” në emailin e saj.

Sipas BBC, Laura Spears kishte blerë online biletën e “Mega Millions”, lotarisë shtetërore, pasi kishte parë që xhekpoti arriti në qindra miliona.

Laura Spears
Credit: Michigan Lottery

“Disa ditë më vonë, po kontrolloja për email të dikujt tjetër, kështu që kontrollova në spam. Aty e pash emailin nga lotaria që thoshte se kam fituar çmimin. Nuk po mund të besoja çfarë po lexoja. U kyça në llogarinë time të lotarisë për të konfirmuar mesazhin”, u shpreh Spears.

Ndërkohë, ajo tashmë planifikon të dalë në pension dhe të shikojë email-et e saj më me shumë kujdes, pasi fatit nuk i dihet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!