Trajneri i kombëtares italiane , Roberto Mancini , ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë në Coverciano, nga e mërkura 26 deri të premten 28 janar, një stazh në kuadër të play-off kualifikues për Kupën e Botës që do të luhet në mars.
Ish-trajneri i Interit dhe Lacios thirri 35 lojtarë. Bie në sy rikthimi i Mario Balotellit dhe thirrja e parë për Carnesecchi, Luiz Felipe, Scalvini, Fagioli, Frattesi, Samuele Ricci dhe Joao Pedro.
Në orët në vijim listës mund t’i shtohen edhe disa lojtarë të grupit blu të dëmtuar aktualisht për të marrë pjesë në punën taktike përgatitore për ndeshjet e marsit.
Takimi është planifikuar për në orën 12 të së mërkurës në qendrën teknike federale, me trajnerin që do të mbajë një konferencë për shtyp në distancë në orën 13:15 dhe më pas do të drejtojë të parën nga tre seancat stërvitore pasdite. r.t/abcnews.al