EMRAT/ Kush janë 5 shqiptarët e ekzekutuar në Ekuador, si po krijohen aleanca për kontrollin e “të bardhës”

schedule09:08 - 24 Janar, 2022

schedule 09:08 - 24 Janar, 2022

Një shqiptar 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:00 sipas orës lokale në qytetin Guayaquil. Viktimë mbeti Ergys Dashi 33 vjeç nga Durrësi, teksa u qëllua me disa plumba brenda një restoranti në veri të Guayaquil.

6 viktima në Guayas nga Ballkani

Ergys Dashi është viktima e gjashtë ballkanike e një sulmi në Guayas.

Të mëparshëm ishin:

Shqiptari Ilir Hidri, i ekzekutuar në periferi më 30 maj 2017,

Shqiptari nga Kosova Renzi Azemi, i sulmuar (mbijetuar) në qendër të qytetit më 7 nëntor 2017,

Malazezo-shqiptari Fadil Kaçani, i ekzekutuar rrugës për në “la Costa” më 14 mars 2018,

Serbi Sasa Spasic, u vra në një qendër tregtare Samborondón më 21 prill 2020

Shqiptari Adriatik Tresa, i eliminuar në La Aurora, në Daule.

ABC më herët raportoi lidhur me aleancat që grupet shqiptare po krijojnë në Ekuador dhe Kolumbi për të siguruar “mbushjen” e Europës me kokainë.

Kartelet kolumbiane konkurrojnë për tregun fitimprurës evropian me meksikanët, shqiptarët dhe rusët. Për dërgesat në Evropë, kartelet shqiptare dhe Sinaloa krijojnë aleanca. Tregjet e saj kryesore janë Holanda, Belgjika, Shqipëria, Greqia dhe Spanja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!