Një autobus me pasagjerë është aksidentuar në Turqi. Për pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe kanë mbetur të plagosur 17 të tjerë. Mediat turke raportojnë në aksident vdiqën shoferi dhe 2 pasagjerë. Nëntë prej të plagosurve raportohen të jenë në gjendje të rëndë.
Autobusi humbi kontrollin në Beykoz Reşadiye Mevkii. Autobusi i pasagjerëve ndërqytetës, po lëvizte nga Tekirdağ për në Antalia dhe me 22 persona, përfshirë personelin dhe doli jashtë kontrollit, ndërsa u rrokullis në një park ndërsa po vazhdonte të merrte pasagjerë nga Dudullu.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth me autoambulanca nga vendi i ngjarjes. g.v/abcnews.al