Haradinaj përsërit qëndrimin: Taksa nuk hiqet

schedule16:05 - 18 Shkurt, 2019

schedule 16:05 - 18 Shkurt, 2019

Në një moment që presioni ndërkombëtar vazhdon, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, këmbëngul gjithnjë e më shumë në qëndrimin e tij duke thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet dhe se vendi i tij nuk ka toka dhe kufij për të shkëmbyer.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur dhe njëherë më shumë qëndrimin e tij për sa I përket taksës së vendosur ndaj Serbisë duke thënë se ajo nuk do të hiqet.

Gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në qytetin e tij të lindjes Gllogjan, kreu I ekzekutivit përsëriti se askush nuk duhet të përpiqet që të shfuqizojë vendimin të cilin Qeveria e ka marrë në mënyrë unanime muaj më parë.

Për sa i përket apelit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës, Haradinaj replikoi duke thënë se vetë Uashingtoni ndërmerr masa të tilla. Ai thekspo se kreu i Shtëpisë së Bardhë vendos tarifa për shumë ekonomi dhe vende, ndërton mur me Meksikën.

Haradinaj tha se taksa do të qëndrojë deri sa Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Në përfundim të fjalës së tij ai tha se Serbia nuk duhet të vendosë kushte të njëpasnjëshme për hir të dialogut, dhe se në mbështetje të qëndrimit të tij ai do të dontë të gjithë parnterët politikë, pavarësisht mendimeve të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!