Kombëtarja holandeze dëshiron trajnerin e njohur në vitin 2023

schedule12:12 - 23 Janar, 2022

schedule 12:12 - 23 Janar, 2022

Emri i teknikut të njohur spanjoll, Pep Guardiola, është në preferencat kryesorë të Federatës holandeze.

Këta të fundit nuk dorëzohen për të nënshkruar me Guardiolën pasi edhe në të shkuarën e kanë tentuar. Holanda do të mundohet të bindë spanjollin që të drejtojë “portokallitë”.

Sipas “Daily Mirror”, Federata holandeze do të provojë nënshkrimin e tij në vitin 2023. Kujtojmë se Guardiola e ka deklaruar më parë se një ditë do të dëshironte të drejtonte një kombëtare./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!