Një zjarr josezonal po shpërthen në kontenë Monterei të Kalifornisë, duke detyruar evakuimet dhe mbylljen e autostradës 1, thanë zyrtarët amerikanë. Shërbimi Kombëtar i Motit raportoi një “sjellje surreale të zjarrit duke pasur parasysh tetorin dhe dhjetorin e lagësht”. Zjarri përgjatë bregut të Big Sur të Paqësorit i quajtur Zjarri i Kolorados ka djegur rreth 1500 hektarë.
Erërat e forta e shtynë zjarrin drejt detit dhe flakët u panë të digjen pranë urës së famshme Bixby Creek. Zyrtari i lartë i pylltarisë dhe mbrojtjes nga zjarri, Mike Meddles tha se zjarrfikësit nga 13 agjenci nga bregu qendror i Kalifornisë ishin vendosur për të shuar flakët, sipas kanalit dixhital “KTLA”.
Zona ku u përhapën flakët kishte “pak ose aspak histori zjarri”, thuhej në deklaratën e Shërbimit Kombëtar të Motit të Zonës së Gjirit të San Franciskos. Në deklaratë thuhej gjithashtu që “në mënyrë anekdotike duket sikur thatësira afatgjate po vepron si një sëmundje kronike ku edhe shirat e fundit dhe moti i ftohtë i dimrit nuk po ndihmojnë për të mbajtur zjarret nga zhvillimi”. Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret raporton “BBC”.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë Celcius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve. / abcnews.al