E konfirmuar, largimi i radhës nga Partizani është një mbrojtës

schedule20:18 - 22 Janar, 2022

schedule 20:18 - 22 Janar, 2022

Katër lojtarë që u afruan në verë te Partizani janë larguar. I fundit që është bashkuar me këtë grup është mbrojtësi Dajan Shehi.

Lojtari nga Elbasani la Vllazninë dhe pranoi ofertën e “Demave të kuq”, por me ta në kampionat luajti gjashtë ndeshje.

 

Pak për pritshmëritë e tij dhe tani ka ardhur divorci. Musta, Kaçe dhe Gligorov ishin ata që u larguan para Shehit nga Partizani. / abcnews.al